Suzi Prizreni

Suzi Çelebiu i Prizrenit[1] i njohur edhe si Suzi Zerini (1455 – 1525)[2] ka qenë alim, poet dhe historian osman. Shquhet për poemën e tij Gazavatnam Mihaloğlu ku kumtohet pushtimi i Ballkanit nga Perandoria Osmane në shekullin e 15 dhe beteja e lavdinë e komandantit ushtarak Ali bej Mihalolli, ndër veprat më të shquara të letërsisë osmane të atij shekulli.

. . . Suzi Prizreni . . .

Emri i tij i vërtetë qe Muhammed Efendiu, i biri i Mahmudit, i biri i Abdullahut dhe rreth vogëlisë së tij dihet vetëm që lindi në Prizren dikur mes viteve 1455-1465, ku dhe u rrit dhe u edukua. Suzi është një pseudonim që domethënë “i zjarrtë, i flaktë”.[3] I janë drejtuar gjithashtu Sûzî-i Rûmî, Sûzî-i Pürzerrînî, Mevlânâ Sûzî, Sozi Çelebi/Efendi/Baba; ndërsa emërtimi Naqshbandi Suzi tregon se ka qenë pjesë e tarikatit Nakshbandi.[3]

Ka gjasa që si jeniçer të jetë edukuar në sarajin mbretëror në Stamboll.[4] Sipas Sami Frashërit ai punoi për disa kohë si kadi, e më pas shërbeu si sekretar personal (katib) i kreut të akinxhijve Ali bej Milahollit.[3] Njihte turqishten, arabishten dhe persishten. Ishte katip, luftëtar, sekretar personal, poet, historian, imam, mualim (mësues), myderriz.

Më 1513 Suziu ndihmoi në themelimin e kompleksit të parë të xhamisë me medrese (külliye) në Prizren,[5] dhe në mënyrë që të mbaheshin ekonomikisht i pajisi me një vakëf. Ai vetë i dhuroi mjaft libra kësaj shkolle, duke themeluar kësodore të parë bibliotekë orientalistike në viset shqiptare.[6]

Ndër veprat e tij të shkruara shquhet vepra poetike-historike me titull “Libri i pushtimeve të Ali bej Mihalollit” (Gazavet name-i Ali Beg Mihalogllu), e përbërë prej 15.000 bejtesh (30.000 dyvargjesh). Libri ndahet në dy pjesë: në pjesën e parë përshkruhen fitoret e Ali Beut kundër jomyslimanëve, ndërsa në pjesën e dytë përshkruhet dashuria romantike e tij me Mejremen, të bijën e një princi të Vllahisë.[7] Ja se çka shkruan Suziu për fatin e gjeneralit hungarez, Mihal Szilagyi, që ra rob i turqëve, në vitin 1460, kur Gazi Ali Beu, korri fitore të shkëlqyeshme kundër hungarezëve:[4]

 "Ec, por me kujdes, mos i zgjat shumë hapat, Se në çdo hap ka mija pengesa e do të ngatërrohesh! Mos ia hap botës krahërorin, si mburojë Se do të bëhesh nishan i shigjetave qiellore, Princ, mos mendo se për gjithëmonë do të mbetet kolltuku, Sepse Husrefit fati ia hoq kurorën nga koka!"

Suzi shkroi edhe poezi didaktike-satirike. Ka mendime se Suzi Prizreni shkroi vepra edhe në gjuhën shqipe me alfabet arab.[8]

. . . Suzi Prizreni . . .

This article is issued from web site Wikipedia. The original article may be a bit shortened or modified. Some links may have been modified. The text is licensed under “Creative Commons – Attribution – Sharealike” [1] and some of the text can also be licensed under the terms of the “GNU Free Documentation License” [2]. Additional terms may apply for the media files. By using this site, you agree to our Legal pages . Web links: [1] [2]

. . . Suzi Prizreni . . .

Previous post Muhammed esh-Shejbaniu
Next post Valonia