Packet Tracer

[1]Cisco Packet Tracer është një program i rrjetave kompjuterike simulues që i’u mundëson studentëve që të mirren me sjelljet e rrjetave dhe përgjigjet në pyetjet “qka nëse” .Packet Tracer mundëson simulimin, vizualizimin, autorizimin, aftësitë e vlerësimit,bashkëpunimin dhe lehtëson mësimdhënien dhe mësimin e koncepteve komplekse të teknologjisë.

. . . Packet Tracer . . .

Packet Tracer është një protokoll simulator që është zhvilluar nga Dennis Frezzo dhe ekipi i tij në Cisco Systems. Packet Tracer (PT) është një vegël dinamike dhe e fuqishme që paraqet protokollet e ndryshme që përdoren në rrjete, qoftë ato në modin real apo në modin e simulimit. Kjo përfshinë protokollet e shtresës së dytë siç është Ethernet-i, protokollet e shtresës së tretë siç janë IP, ICMP, dhe ARP, dhe protokollet e shtresës së katërt siç janë TCP dhe UDP. Ky laborator ka për qëllim familjarizimin tuaj me ndërfaqen kryesore të Packet Tracer, duke përfshirë shtimin dhe fshirjen e pajisjeve në rrjetë, llojet e kabllove që përdoren në rrjetë.

Verzioni aktual i Packet Tracer mbështet një rreshtim të protokoleve të stimulimit,po ashtu routimin bazikë me RIP, OSPF, dhe EIGRP,me përmasa të kërkuara nga kurrikuli aktual CCNA. Përderisa Packet Tracer lejon simulimin real të rrjetave funksionale,aplikacioni në vete mbështet vetëm se një numër të vogël të përparësive të gjetura brenda harduerit aktual që ekzekuton verzionin aktual të CISCO IOS.Për këtë Packet Tracer nuk preferohet për modelimin e rrjetave të produksionit,në verzionin 5.3 disa shtesa janë vendosur duke përfshirë këtu BGP-në. BGP nuk është pjesë e CCNA ,por pjesë e CCNP.

  • IOS 15
  • HWIC-2T dhe HWIC-8A modulet
  • 3 cisco rutera të rinjë (Cisco 1941, Cisco 2901, Cisco 2911)
  • HSRP mbështetje
  • Activity Wizard dhe Variable Manager përmisimet
  • BGP konfigurimet

Linksys modelet e përmisuara, siguria e wirelessit Kabllot dhe DSL zgjerimet Call Manager Express (Mbështetja e Voip) FTP server dhe routerat/switchat – Serverët dhe Klientët Sistemi i emailave (SMTP – POP3) – Serverët dhe Klientët BGP – implementimi i limituar që lejon më shumë për një përfaqësim më real të internetit për skenarë IP Gjeneruese dhe pajisjet – për të krijuar më shumë shkathtësi në krijimin e pajisjes Activity Wizard – më shumë variacione të skenarit

1 Menu Bar Këtu gjenden menutë File,Edit,Options,View,Tools,Extensions dhe Help.Në këto menu mund të gjeni komandat bazë siq janë Open,Save,Print dhe Preferences.Në menunë Extensions gjendet edhe Activity Wizard.
2 Main Tool Bar Në këtë rresht gjenden ikonat shortcut për të hapur komandat e menuve File dhe Edit. Këtu gjithashtu gjenden butonat për Zoom, për vizatim Palette, Acitivity Wizard, Copy, Paste etj. Në anën e djathtë gjithashtu mund të gjeni butonin Network Information, të cilin mund ta përdorni për të shkruar përshkrim për rrjetën aktuale
3 Common Tools Bar Këtu mund të gjeni veglat që përdoren më së shpeshti në Packet Tracer: Select, Move Layout, Place Note, Delete, Inspect, Add Simple PDU dhe Add Complex PDU.
4 Logical/Physical Workspace and Navigation Bar Ju mund të kaloni nga Hapësira Logjike e punës në atë fizike duke klikuar në butonat e paraqitur në figurën e mësipërme. Në hapësirën logjike të punës ju mund të krijoni një cluster të ri, të zhvendosni objektet, të ndryshoni prapavijë. Përderisa në hapësirën fizike të punës, juve ju lejohet që të navigoni përgjatë lokacioneve fizike, të krijoni një qytet të ri, të krijoni një ndërtesë të re, të krijoni një closet të ri, të ndryshoni prapavijën si dhe të shkoni të working closet.
5 Workspace Në këtë fushë do të krijohet rrjeti, do të shikohen simulimet dhe lloje të ndryshme të informacionit dhe statistikave
6 Realtime/Simulation

Bar

Kur ndodhemi në barin e Realtime kemi butonat për Power Cycle Devices, Fast Forëard Time, Play Control si dhe tek modi i simulimit kemi edhe butonin e Event List gjithashtu.toggle button in Simulation Mode. Pavarësisht se në cilin nivel gjendemi, gjithmonë na paraqitet ora
7 Network Component

Box

Kjo pjesë përmban pjesën e zgjedhjes së pajisjes dhe pjesës e pajisjeve specifike. Pra, këtu ju mund të selektoni pajisjet dhe lidhjet që dëshironi të vendosni në dritaren punuese.
8 Device-Type

Selection Box

Kjo pjesë përmban llojet e pajisjeve dhe lidhjeve që i përkrah Packet Tracer. Kjo pjesë do të ndryshoj varësisht nga lloji i pajisjeve që ju selektoni
9 Device-Specific

Selection Box

Pajisjet apo lidhjeve që paraqiten në këtë pjesë ndryshojnë varësisht prej selektimit të llojit të pajisjeve apo lidhjeve të cilat duam t’i përdorim.
10 User Created Packet

Window

Kjo dritare i menaxhon paketat që ju i vendosni në rrjetë gjatë modit të simulimit. Për më shumë shikoni seksionin e “Simulation Mode”.

. . . Packet Tracer . . .

This article is issued from web site Wikipedia. The original article may be a bit shortened or modified. Some links may have been modified. The text is licensed under “Creative Commons – Attribution – Sharealike” [1] and some of the text can also be licensed under the terms of the “GNU Free Documentation License” [2]. Additional terms may apply for the media files. By using this site, you agree to our Legal pages . Web links: [1] [2]

. . . Packet Tracer . . .

Previous post Byakuya Kuchiki
Next post Slowthai