Nxënësi

Nxënësi është pjesëmarrës në aktivitete krijuese në proceset didaktiko-metodike që synojnë arsimimin, edukimin dhe integrimin në komunitet si dhe në formimin e një personaliteti të pavarur, të lirë dhe kritik. Një nxënës është një vijues i rregullt ose i jashtëzakonshëm i një forme të caktuar të arsimimit në një institucion arsimor. Në didaktikën bashkëkohore, ai bëhet subjekt i procesit të mësimdhënies në të gjitha fazat e tij (që nga planifikimi, përmes realizimit e deri te vlerësimi). [1]

Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s.

Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli.

. . . Nxënësi . . .

1. Ai që ndjek një shkollë tetëvjeçare ose të mesme. Nxënës i shkëlqyer (i mirë, mesatar, i dobët, i prapambetur).

Nxënës përsëritës. Nxënësi kujdestar. Nxënës i tetëvjeçares (i gjimnazit). Regjistrimi i nxënësve. Edukimi komunist (revolucionar) i nxënësve. Përparimi i nxënësve. Puna e pavarur e nxënësve.

2. Ai që mëson një mjeshtëri duke punuar pranë një punëtori të kualifikuar, pranë një mjeshtri ose në një kurs kualifikimi. Nxënës në ekonomi. Nxënës tornitor. Ka hyrë si nxënës.

3. Ai që ndjek mësimet, idetë e pikëpamjet e dikujt, pasues; ai që përfiton nga përvoja e dituritë e dikujt. Nxënës besnik. Nxënës i Marksit dhe i Engelsit. Nxënës të mësuesit të madh popull. [2]

Disa faktorë të personalitetit të nxënësit[3]

Aktiviteti i komunikimit të nxënësve nuk nxitet vetëm nga njohuritë, kuptimi i tyre dhe nga aftësitë e tyre, por gjithashtu edhe nga faktorë personalë që lidhen me personalitetin e tyre dhe që karakterizohen nga sjelljet, motivimet, vlerat, besimet, stilet e të njohurit dhe lloji i personalitetit që përbën identitetin e tyre. Kjo përfshin:

1.Sjelljet: niveli i nxënësit lidhur me:

-hapjen dhe interesimin drejt eksperiencave të reja, ndaj të tjerëve, ndaj ideve të reja.

-dëshirë për të relativizuar pikën e tij të këndvështrimit dhe sistemin e tij të vlerave kulturore.

2. Motivimet

-të brendshme/të jashtme

-instrumentale/integruese

-dëshirë për të komunikuar, nevojë njerëzore për të komunikuar.

3.Vlerat si, psh, etika dhe morali

4.Besimet, psh, fetare, ideologjike, filozofike

5.Stilet e të njohurit

-(konvergjent /divergjent / global/ analitik/ sintetik)

6.Karakteristikat e personalitetit, psh :

-i heshtur/llafazan

-aktiv/i turpshëm

-optimist/pesimist

-i mbyllur/i hapur

-aktiv/reagues

-ndjenjë fajësie ose jo

-ndjenjë frike/turpi

-i ngurtë/i çlirët

-shpirtgjerë/shpirtngushtë

-spontan/i përmbajtur

-inteligjent ose jo

-i kujdesshëm/neglizhues

-krijues/dembel

-kujtesë të mirë ose jo

-ambicioz ose jo

-i ndërgjegjshëm ose jo

-me besim në vetvete ose jo

-i varur/i pavarur

-me dinjitet ose jo

Faktorët personalë dhe ato të sjelljes nuk ndikojnë vetëm në aktet e komunikimit, por edhe në aftësinë e tyre për të mësuar.

MOTIVACIONI DHE NXËNËSI

Motivet kryesore që janë aktive në shkollë

-Dëshira për të fituar miratimin e mësuesit

Kur nxënësit besojnë se mund ta fitojnë miratimin e mësuesit, ata bëjnë përpjekje për ta fituar atë.

-Dëshira për t’i ngjarë mësuesit

Në moshën e shkollës fillore mësuesi është figura model për nxënësin.

-Dëshira për të qenë i pari i klasës

Kjo dëshirë i fut nxënësit në garë të shpallur ose të pashpallur me njëri-tjetrin.

-Dëshira për të hequr qafe pasigurinë

Pasiguria që vjen nga vështirsia e detyrave, marrëdhëniet me të tjerët u krijon atyre ndjesi të pakëndshme që ndikojnë në ecurinë e tyre. Kjo është arsyeja që nxënësit bëjnë përpjekje për të fituar siguri në mjedisin shkollor.

-Dëshira për kontroll, pushtet e status

Edhe nxënësit, sado të vegjël që mund të jenë kanë nevojë të kenë kontroll mbi veten e tyre dhe të jenë të sigurtë se nuk dominohen nga të tjerë.[4]

 Pikëpamje të ndryshme lidhur me qëndrimin ndaj nxënësit.[5] ===

Qëndrimet ndaj nxënësit nuk kanë qenë dhe nuk janë plotesisht të njëjta. Duke kaluar sërish në një vështrim të shpejtë mbi këto qëndrime, dalin edhe pikëpamje e teori të ndryshme. Mes tyre vërejmë qëndrime të njëanshme, shtrënguese apo liberale të tejskajshme, si, pragmatizmi, neopragmatizmi, ekzistencializmi, etj,të cilat predikonin“ edukatën e lirë”,“edukatën e re”, ”shkollën aktive”, etj sipas të cilave vihet në qendër nxënësi,nisma dhe vetë veprimi i tij. Si pasojë e  ndikimeve të shkollave të huaja, vazhdoi trajtimi i njëanshëm i nxënësit vetëm ose kryesisht si objekt edukimi, duke u fetishizuar roli i mësuesit, metodat konservatore që e ndrydhnin personalitetin e nxënësit. Në mjaft shkolla, sidomos në të mesmet, në të cilat fryma demokratike po ndihej më shumë pozicioni i nxënësit filloi të ndryshojë, duke u vënë re më dukshëm personaliteti i tij. Duke u thelluar fryma demokratike në vend, pra edhe në shkollë, po ndryshonte edhe pozicioni i nxënësit. Ai tashmë është edhe objekt, edhe subjekti mësimit dhe i edukimit. Tani kemi kombinim të mësimit me vetë mësimin, dhënien e mësimit me të nxënit, të edukimit me vetë edukimin , të veprimtarisë së mësuesit, pedagogut, me veprimtarinë e nxënësit , studentit. Procesi i të mësuarit në shkollë përbëhet nga veprimtaria e përbashkët e mësuesit dhe e nxënësit dhe ,pikërisht nëpërmjet kësaj veprimtarie të përbashkët, mësuesi u transmeton nxënësve njohuritë shkencore. Duke  pare veçoritë dhe kërkesat shkencore në organizimin e orës së mësimit, gjatë të cilit mësuesi luan rolin udhëheqës, vëmë re njëkohësisht  edhe rolin aktiv të nxënësit në mësim, në të gjitha etapat e rëndësishme të orës, në kontrollin e dijeve, në punë të pavarur, në punimet me karakter krijues, në përforcimin e njohurive nga ana e mësuesit, në punët e laboratorit ,etj. Nxënësi i perception njohuritë që  i jep mësuesi dhe nën udhëheqjen e tij , punon në mënyrë të pavarur për të fituar njohuri, shkathtësi dhe shprehi. Ai është veprues kur mësuesi punon me tërë klasën,si në mënyrë ballore, ashtu edhe në trajtimin individual  të nxënësve të vecantë, për t’u dhënë njohuri në fusha dhe në tema ku e kanë më të domosdoshme, në sajë të një bashkëpunimi dy palësh.Pra, nxënësi nuk është një qënie jovepruese që i nënshtrohet të mësuarit, por një personalitet veprues, i cili mendon në mënyrë krijuese dhe e ndjen thellë komunikimin me të.

. . . Nxënësi . . .

This article is issued from web site Wikipedia. The original article may be a bit shortened or modified. Some links may have been modified. The text is licensed under “Creative Commons – Attribution – Sharealike” [1] and some of the text can also be licensed under the terms of the “GNU Free Documentation License” [2]. Additional terms may apply for the media files. By using this site, you agree to our Legal pages . Web links: [1] [2]

. . . Nxënësi . . .

Previous post Astrobiologjia
Next post Anel Rashkaj