Muhammed esh-Shejbaniu

Muhammed ibën Hasan esh-Shejbani – dijetari i njohur Medh-hebi Hanefi dhe nxënësi i Imam Ebu Hanifes.

Muhammed ibën Hasan esh-Shejbani
U lind 749/750

Uasit , Irak
Vdiq 805

Rej , Iran

. . . Muhammed esh-Shejbaniu . . .

Çfarëdo çasjeje që do t’i bëhej historisë të së drejtës islame, dhe vetë të drejtës islame, emri i Muhammed ibn Hasan esh-Shejbaniut është i pashmangshëm. Kjo veçanerisht vlenë për studimet rreth shkollës juridike hanefite, por edhe të shkollave tjera, si për shembull, të shkollës shafiite, malikite e hanbelite.

Për më tepër, kur emri i Muhammed ibn Hasanit hyn në analet e së drejtës botërore si themelues i së drejtës ndërkombëtare. Mirëpo, nëse emri i tij ka depërtuar qysh para gjysmë shekulli në Evropë, kjo nuk ka ndodhur edhe tek ne në trojet shqipare. Ndonëse pasojmë shkollën juridike hanefite në trojet shqiptare, thuajse ende nuk kemi asgjë të shkruar për viganët e kësaj shkolle, një ndër të cilët është edhe muhammedi, e mos të flasim për studime të segmenteve të caktuara apo monografike, përkatësisht për përkthime të veprave të tij në mënyrë kritike. Prandaj, lëshimi që është bërë në të kaluarën, nuk guxon të përsëritet. Neve na obligon, ndër të tjera, edhe ekzistimi i disa medreseve dhe fakultetit islam në Prishtinë e Shkup dhe nevoja gjithnjë e më e theksuar e besimtarëve te ne e më gjërë për sheriatin islam. Kurse asnjë studim serioz nuk do të mundë të përfundohej me sukses e të mos konsultohet imam Muhammedi.

Synimet tona me këtë punim janë modeste dhe pretendojnë të ofrojnë një pasqyrë reale të jetës dhe të veprave të tij dhe ca karakteristika më të theksuara shkencore brenda shkollës hanefite dhe përgjithësisht të së drejtës islame, të cilat muhammed ibn Hasanin e vendosën në pijedestalin më të lartë të shkencëtarëve islam. Me këtë dëshirojmë të hapim shtigje për hulumtime më të specializuara.

Muhammedi (emri i tij i plotë është Muhammed ibn Hasan ibn Ferdek esh-Shejbaniu) lindi në vitin 132 hixhrij / 748 gregorian, në qytetin Vasit. Kjo kohë karakterizohet me një zhvillim të hovshëm të shtetit islam të udhëhequr nga abasitët në shumë fusha jetësore, që përcillej me trazira e konflikte politike, sektare, kulturoro-shkencore e të tjera. Babai i tij Hasani ishte ushtarak. Familja e tij mbanin prejardhjen prej një fshati në paralagjen e Damaskut, të quajtur Hursta.

Të dhënat për fëmijërinë dhe rininë e tij janë të pakta dhe jo të sigurta. Megjithatë është e njohur se një kohë jetoi në Kufe, në vatrën e shkollës irakiane, ku edhe i mori mësimet e para mbi shkencën, e pastaj u shpërngul në Bagdad. Këtu u njoftua me mësuesin e tij të ardhshëm Imamu’l- A’dhamin, ebu Hanifen. Një kohë ka dëgjuar ligjëratat e tij, apo, më drejt, ka marrë pjesë në punën shkencore e intelektuale të kësaj shkolle, dhe ishte nxënësi më i ri i ebu Hanifes. Mirëpo, në vitin 150 H. / 767 g. ebu Hanifeja vdiq, kurse muhammedi atëbotë ishte vetëm 18 vjeçarë. Mësimet i vazhdoi te nxënësi më i madh i ebu Hanifes ebu Jusufi. Po ashtu muhammedi ka mësuar edhe nga dijetarët tjerë të mëdhënj të asaj kohe, Sufjan eth-Thevriu dhe Evzaiu. Gjatë qëndrimit të tij trevjeçar në Medine, muhammedi u njoftua rrënjësisht me fikhun dhe pikëpamjet e Malik ibn Enesit dhe të shkollës së tij.

Muhammedi i uritur për dituri, shoqërinë e tij me dijetarin e madh Evzaiun në Siri, dhe me dijetarët tjerë në atë vend, e shfrytëzoi për arsimim solid e të gjerë dhe arriti të formojë një shikim të plotë edhe mbi drejtimet tjera ideore, qofshin ato juridike, akaidologjike, filozofike, apo dhe të feve tjera.

Muhammed ibn Hasani është preokupuar me disa disiplina shkencore, ndër të tjera është marrë me studime letrare e gjuhësore: me poezi, gjuhë e sintaksë, pastaj është marrë me studime fetare: me Kur’an, Hadith, fikh etj. Arsimimi i gjithanshëm i ndihmoi të zgjerojë dhe thellojë dituritë e veta, sidomos në legjislacionet e ndryshme të mëhershme dhe të kohës së tij.

Rrëfehet se muhammedi nuk i ka pasur vështirësitë materiale të ebu Jusufit, por ka qenë në gjendje materiale të mirë, dhe nuk ka kursyer kur është fjala për dituri. Kështu, thuhet se, për mësimin e sintaksës, poezisë hadithit dhe fikhut pagoi 30.000 dirhemë. Thuhet po ashtu, se materialisht e ka ndihmuar edhe ebu Jusufin, mësuesin e vet dhe mëpastaj kolegun e vet nga shkolla hanefite.

Biografët shënojnë se prej muhammedit mësuan dijetarë shumë të mëdhënj, ndër të cilët edhe Imam Shafi’u (themeluesi i shkollës juridike shefi’ite), ebu Sulejman el-Xhurxhani, Hisham ibn Abdullah er-Rraziu, Jahja ibn Mujini, Ahmed ibn Hafsi dhe Ahmed ibn Hanbeli (themeluesi i shkollës juridike hanbelite). Ky i fundit, i pyetur më një rast se prej kah i posedon këto njohuri të larta, u përgjigj qartazi: “Prej librave të Imam muhammedit”.

Po i permendim edhe disa emra të mëdhënj që mësuan prej tij: Ibrahim ibn Rrustem el-Merviu, i cili fikhun e mësoi nga Imam muhammedi; Ahmed ibn Hafsi, i cili mësoi fikhun prej tij dhe i transmetoi veprat e muhammedit, Isa ibn Ebane, muhammed ibn Semaati, Hilad ibn Jahja etj.

Nga biografët kemi, gjithashtu, shënime se Imam muhammedi kishte shoqëri të ngushtë me malikitët. Përkundër kontakteve dhe marrëdhënieve të mira, muhammedi i mbeti besnik shkollës së vet hanefite, e madje edhe shkroi një libër kundër shkollës së tyre me titull “Err-Rreddu ’ala ehl’il-Medineti” (Përgënjeshtrimi i shkollës Medinase).[9]

Emri i muhammed ibn Hasanit u bë i dëgjuar si në mesin e masës, ashtu edhe në mesin e dijetarëve, por edhe të hilafetit abasit. Kështu, halifi abasit Harunur Rrashidi, për arsye të autoritetit të lartë që gëzonte në shkencë, e emroi gjyqtar (kadi) suprem në provincën Rika. Mirëpo, muhammedi së shpejti e braktisi këtë shërbim me pretekst të pavarësisë dhe paanësisë.[10]

Se muhammed ibn Hasani kishte arritur autoritet të lartë edhe te halifët dëshmon edhe rasti kur Imam Shafiu u burgos në Jemen nga shpifjet e smirëzive se gjoja është përkrahës i alevitëve. Imam muhammedi e përdori autoritetin e vet duke intervenuar tek halifi, me ç’rast Imam Shafi’u u lirua.[11]

Shpirti i tij konsekuent, karakteri stabil, pavarësia morale-materiale, e kështu me radhë, virtyte këto edhe të mësuesit të tij ebu Hanifes, bënë që Imam muhammedi të mos gjunjëzohet edhe para halifit. Me një rast për shkak se Imam muhammedi ia tha troq në fytyrë gabimet që i bëntë halifi, ai i irituar nga kjo drejtpërdrejtshmëri dhe se iu prek sedra e tij, e goditi Imam muhammedin.

Imam muhammedi qysh si i ri krijoi emër, kështu që në moshën më të re Ismail ibn Hamdiu për të thotë: “Imam muhammedi ishte njëzet vjeçar dhe kishte vendin në xhaminë e Kufesë, ku ai mbante ligjerata.” [12] Kurse dijetari tjetër ebu Ubejde për të thotë: “Nuk kam parë njeri që e kupton Kur’anin si Imam muhammedi.”[13]

Këtyre shënimeve të bashkëkohanikëve të muhammedit do t’ia shtojmë edhe disa të tjera që muhammed ibn Hasanin ta shohim të veshur në petkun e tij të plotë e të mirefilltë. Thuhet për Imamin se ka qenë i pashëm në pamje,i veshur mirë, elakuent, ekspert i fikhut. Imam Shafiu thotë se: “Ka qenë muhammed ibn Hasani i denj për sy dhe i denj për zemër”. Po ashtu, Imam Shafi’u ka thënë edhe këtë se muhammed ibn Hasani “më tepër pëlqente të rrijë afër imamit se sa të jetë në pallatin e halifit”.[14]

Imam muhammedi vdiq relativisht i ri, në moshën e pjekurisë intelektuale e shkencore, si pesëdhjetë e tetë vjeçar; tridhjet e nëntë vjet pas ebu Hanifes dhe vetëm shtatë vjet pas ebu Jusufit, në vitin 189 hixhrij / 804 gregorian, në qytetin Rej, deri sa ishte në një shetitje me halifin Harunur Rrashidin. Allahu deshi që atë ditë të vdesë edhe Imam Kesaiu, kurse halifi Harunur Rrashidi, i emocionuar e nga pikellimi i thellë përkitazi me këtë ndodhi deklaroi: “Sot u varrosën së bashku fikhu dhe gjuha”.[15]

. . . Muhammed esh-Shejbaniu . . .

This article is issued from web site Wikipedia. The original article may be a bit shortened or modified. Some links may have been modified. The text is licensed under “Creative Commons – Attribution – Sharealike” [1] and some of the text can also be licensed under the terms of the “GNU Free Documentation License” [2]. Additional terms may apply for the media files. By using this site, you agree to our Legal pages . Web links: [1] [2]

. . . Muhammed esh-Shejbaniu . . .

Previous post Kodi i mallërave 2800
Next post Suzi Prizreni