
Mike Portnoy
Michael Stephen Portnoy (i lindur më 20 prill1967) është bateristamerikan dhe një nga themeluesit e progressive metal bendit Dream Theater. I njohur për aftësitë e tij teknike në bateri, Portnoy ka fituar 23 çmime nga revista Modern Drummer. Ai ka ko-prodhuar katër albumet e fundit të Dream Theater (bashkë me shokun e tij të bendit John Petrucci-n), duke ia filluar nga Metropolis Pt. 2: Scenes from a Memory. Ai është bateristi më i ri (pas Neil Peart) që hyri në Rock Drummer Hall of Fame (në moshën 37 vjeçare).
Mike Portnoy doli nga Dream Theater më 8 shtator 2010.
. . . Mike Portnoy . . .
Mike Portnoy ka lindur dhe është rritur në Long Beach, New York, në Long Island. Babai i tij punoi si DJ në një radio-stacion lokal, duke e ndihmuar kështu të birin e tij që të di ta vlerësojë muzikën në moshë të re nëpërmes bendeve si Queen, Led Zeppelin, The Who, Yes, dhe The Beatles. Edhe pse Portnoy u mësua vetë tu binte baterive, ai mori dituri teorike në shkollë të mesme, dhe gjatë asaj periudhe filloi t’u binte baterive për bendet lokale si Intruder, Rising Power dhe Inner Sanctum, me të cilët më vonë e lëshoi një album. Ai e la Inner Sanctum kur fitoi bursën për të hyrë në Berklee College of Music në Boston, ku njoftoi John Petrucci-n dhe John Myung-un, dhe me të cilët formoi bendit majesty, i cili më vonë do të bëhet Dream Theater.
Portnoy thotë se influencat e tij më të mëdha janë bateristi i bendit RushNeal Peart, dhe kompozitori/gitaristi Frank Zappa. Bateristët e tjerë të pëlqyer nga ai janë Terry Bozzio, Vinnie Colaiuta, Peter Criss, Simon Phillips, John Bonham, Keith Moon, Ringo Starr, Phil Collins, Bill Bruford, dhe bendet The Beatles, Queen, Yes, Genesis, Rush, Pink Floyd, Muse, Metallica, Jellyfish, Iron Maiden, Kiss, Phish, Deep Purple, Radiohead, Umphrey’s McGee, U2 dhe Jane’s Addiction.
Ai themeloi edhe disa progressive rockmetal bende the projekte, si: Transatlantic, Liquid Tension Experiment, dhe O.S.I. (bashkë me sintisajzeristin e parë të Dream Theater, Kevin Moore).
Portnoy ka lëshuar dy video mësimore, Progressive Drum Concepts dhe Liquid Drum Theater, të cilat më vonë morën çmime nga revista Modern Drummer. Ai poashtu ka lëshuar shumë “Official Bootlegs” përmes web-sajtit të tij, duke përfshirë edhe foto në studio të periudhave Six Degrees of Inner Turbulence, Train of Thought, Octavarium dhe Bridge Across Forever (Transatlantic). Kohëve të fundit ai ka lëshuar disa “bootleg”-a si haraç për bendet e tij të preferuara. Këto janë Hammer of the Gods (haraçi për Led Zeppelin), Yellow Matter Custard (Beatles), Cygnus dhe Sea Monsters (Rush), dhe Mike Portnoy’s Amazing Journey (The Who).
Në shtatorin e vitit 2007, Mike Portnoy shpalli se DVD-ja e tij e re “In Constant Motion” do të lëshohet me 1 mars. Kjo DVD ka 3 disqe dhe afër 7 orëve material.
Ai gjithashtu ka performuar me thrash metal bendin nga New Jersey, Overkill, në një koncert në vitin 2004.
. . . Mike Portnoy . . .