Makinat e rrymës alternative

. . . Makinat e rrymës alternative . . .

Makinat e rrymës alternative ndahen në tre tipa kryesore: makina sinkrone, makina asinkrone dhe makina të rrymes alternative me kolektor. Parimi I punës së makinave alternalive është i lidhur ngushtë me praninë e fushës magnetike rrotulluese.

Rotori I makinave asinkrone rrotullohet me shpejtësi të ndryshme kundrejt fushës magnetike rrotulluese. Shpejtësia e fushës magnetike rrotulluese ndryshe quhet edhe shpejtësi sinkrone. Prandaj makina elektrike rotori I së cilës nuk rrotulllohet me shpjetësi të njejtë me atë sinkrone quhet makinë asinkrone. Makinat asinkrone ndërtohen kryesisht si motorë elektrikë. Motorët asinkronë në krahasim me motorët e tjerë, janë më të thjeshtë më të sigurtë në punë dhe më të lirë, prandaj përdoren më tepër. Gjeneratorët asinkronë kanë mjaftë të meta, prandaj perdorën shumë rrallë, vetem në ato raste ku nuk kërkohet stabilitet I lartë I tensionit dhe I frekuences.

Elektromotori asinkron

Makinat asinkrone përbëhen nga statori ( qe rëndom është I palëvizshëm) dhe nga rotori ( që mund te rrotullohet rreth boshtit te tij). Qarku magnetik I makinave asinkrone përgatitet prej fletesh çeliku të izoluara me llak. Në siperfaqen e brendshme të statorit dhe në sipërfaqen e jashtme të rotorit ndodhen kanalet ku vendosen përcjellësit e pështjelles së statorit, përkatësisht të rortorit.

Pështjellja e statorit zakonisht është trefazore ndërsa pështjellja e rotorit mund të jetë trefazore ose në formë kafazi. Kur rotori është i realizuar me pështjellë trefazore, atehere tri daljet e pështjelles së rotorit lidhen në tri unaza të ndërtuara nga materlai përçues. Unazat janë të përforcuara për boshtin e rotorit. Nëpërmjet tri brushave që rrëshqasin nëpër unaza, bëhet lidhja e pështjelles së rotorit në qarkun e jashtëm. Ne seri me qarkun e pështjellës së rotorit lidhen reostatet. Reostatet përdoren për lëshimin në punë të makines dhe per rregullimin e shpejtësisë së rrotullimit të saj. Makinat asinkorne me rotor dhe me unaza quhen makina asinkrone me unaza.

Kur pështjella e rotorit realizohet në formë kafazi në çdo kanal të rotorit vendoset nga një thupër përcjellëse ( e ndërtuar prej bakri ose prej alumini). Skajet e thuprav nepermjet dy unazave përcjellëse, lidhen në të shkurtër.

Makinat e tilla, ndryshe quhen makina asinkrone me rotor të lidhur shkurt ose me pështjellë rotori në formë kafazi. Shumica e makinave asinkrone sidomos ato me fuqi të vogël dhe të mesme, përgatiten me pështjellë të rotorit në formë kafazi. Ndërmjet rotorit dhe statorit gjendet hapësira ajrore e cila duhet të jetë sa më e vogël. Gjerësia e hapësires ajrore kushtezohet nga teknologjia e prodhimit dhe nga siguria në punë. Në makina asinkrone me fuqi prej disa kw hapësira ajrore sillet rreth 0.25 deri 0.5 mm , kurse ne makinat e mëdha arrin në disa milimetra. Makinat asinkrone zakonisht ftohen me ajër.

. . . Makinat e rrymës alternative . . .

This article is issued from web site Wikipedia. The original article may be a bit shortened or modified. Some links may have been modified. The text is licensed under “Creative Commons – Attribution – Sharealike” [1] and some of the text can also be licensed under the terms of the “GNU Free Documentation License” [2]. Additional terms may apply for the media files. By using this site, you agree to our Legal pages . Web links: [1] [2]

. . . Makinat e rrymës alternative . . .

Previous post Anel Rashkaj
Next post Lëvizja Vetëvendosje