Borina

Borina është fshat në Komunën e Krushevës, në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

FshatStampa:SHORTDESC:Fshat
Borina
Борино
Fshat
Popullsia

  Total 441

. . . Borina . . .

Fshati Borinë shtrihet pranë Malit të Bushit, rreth 31 km në veri të qytetit të Krushevës dhe 30,5 km në Veriperëndim të qytetit të Prilepit. Borina është fshat fushor i njohur me dy liqenet e vogla, nga të cilët njëri ka sipërfaqe ujore prej rreth 5 hektarë, kurse tjetri rreth 1.5 hektarë.

Mbështetur në të dhënat e shkruara nga historiani bullgari Vasil K’nçov në veprën e tij “Maqedonia, Etnografia dhe Statistika” të vitit 1900, në fshatin Borinë atëbotë jetonin rreth 200 banorë, të gjithë shqiptarë. [1] Sipas regjistrimit të popullsisë të mbajtur në Maqedoninë e Veriut në vitin 2002, në Borinë jetonin 441 banorë.[2] Sipas regjistrimit të vitit 2002, përkatësia etnike e banorëve të fshatit Borinë ishte si vijon:

Përkatësia etnike Gjithsej
Shqiptarë 340
Turq 13
Boshnjak 86
Të tjerë 2

Në tabelën e mëposhtme janë të shënuara të dhënat zyrtare sipas regjistrimeve të popullsisë në vitet 1948 – 2002[3]. Mund të shihet se gjatë kohës së shpërnguljes masive për në Turqi, për arsye të dokumentacionit për migrim, popullsia shqiptare është regjistruar si turke.

Viti Maqedonas Shqiptarë Тurq Rom Vllehë Serb Boshnjak Të tjerë Gjithsej
1948 445
1953 2 4 502 508
1961 418 418
1971 4 4 339 97 444
1981 2 41 220 211 474
1991 239 138 118 495
1994 290 37 111 438
2002 340 13 86 2 441



Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Maqedonisë së Veriut është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë.

. . . Borina . . .

This article is issued from web site Wikipedia. The original article may be a bit shortened or modified. Some links may have been modified. The text is licensed under “Creative Commons – Attribution – Sharealike” [1] and some of the text can also be licensed under the terms of the “GNU Free Documentation License” [2]. Additional terms may apply for the media files. By using this site, you agree to our Legal pages . Web links: [1] [2]

. . . Borina . . .

Previous post Santiago
Next post Sara Sheffield