AIDSSH (Shqipëri)

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) është person juridik publik, i pavarur, përgjegjës për zbatimin e këtij ligji, lidhur me mbledhjen, administrimin, përpunimin, përdorimin e dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit dhe informimin në lidhje me to.[1] Autoriteti i kryen funskionet e tij të përcaktuara në ligj në mënyrë kolegjiale. Autoriteti përbëhet nga pesë anëtarë të zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë me një mandat pesë vjeçar.

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit
Abbreviation AIDSSH
Type Autoritet shtetëror
Location
  • Tiranë
Kryetare e Autoritetit
Gentiana Sula
Website http:http://autoritetidosjeve.gov.al/

Autoriteti drejtohet nga Gentiana Sula dhe nisi punën në 2016 (25 vite pas përfundimit të regjimit represiv), duke bërë të mundur për drejtësinë tranzicionale dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, dokumente nga periudha 1944 deri në 1991. Gjatë një intervistë pranë Universitetit Oxford, drejtuesja Sula u shpreh se pavarësisht vonesës në krijimin e arkivit, në një sondazh të zhvilluar nga OSBE rreth 70% të të anketuarve u shprehën se shpresojnë që të aksesojnë dokumentet e arkivit sa më shpejt.[2]

. . . AIDSSH (Shqipëri) . . .

Godina e AIDSSH

Autoriteti ka këto funksione:

  • grumbullimin e dokumenteve të ish- Sigurimit të Shtetit për qëllimet dhe sipas procedurave të parashikuara nga ligji me nr. 45/2015;
  • vlerësimin, renditjen, evidentimin, ruajtjen dhe administrimin e dokumenteve, sipas rregullave dhe parimeve të legjislacionit në fuqi për arkivat;
  • bashkëpunimin dhe bashkërendimin e punës me autoritetet publike dhe arkivat për qëllime të zbatimit të këtij ligji;
  • dhënien e informacioneve e të njoftimeve mbi dokumentet, si dhe garantimin e shqyrtimit dhe dorëzimin e tyre për kërkuesit;
  • mbështetjen e kërkimit shkencor gjatë rishqyrtimit historik të veprimtarisë së ish-Sigurimit të Shtetit, nëpërmjet garantimit të mundësisë për shqyrtimin e dokumenteve dorëzimin e dublikatave të dokumenteve;
  • informimin e individëve, institucioneve kushtetuese, autoriteteve publike dhe subjekteve të tjera të interesuara, sipas këtij ligji.

Autoriteti raporton për veprimtarinë e tij përpara Kuvendit, një herë në vit, si dhe sa herë i kërkohet nga Kuvendi.[3]

Autoriteti ka funksionin e administrimit të 212.000 dosjeve të ndryshme të ish-Sigurimit, 250.000 kartelave individuale, rreth 15.000 dosje hetimore gjyqësore, 21.000 dosje të personave të përndjekur nga ish-Sigurimi, disa mijëra regjistrave, procesverbalesh e aktesh normative. Kjo masë përbën në total rreth 32 milionë faqe dokumente te hartuara nga ish–Sigurimi i Shtetit në një Shqipëri që asokohe nuk i kalonte 3 milionët. Pra janë këto statistika që flasin vetë për ekzistencën e dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit, të krijuara në periudhën 29 nëntor 1944 deri më 2 korrik 1991.[4]

. . . AIDSSH (Shqipëri) . . .

This article is issued from web site Wikipedia. The original article may be a bit shortened or modified. Some links may have been modified. The text is licensed under “Creative Commons – Attribution – Sharealike” [1] and some of the text can also be licensed under the terms of the “GNU Free Documentation License” [2]. Additional terms may apply for the media files. By using this site, you agree to our Legal pages . Web links: [1] [2]

. . . AIDSSH (Shqipëri) . . .

Previous post Peter Diamandis
Next post Mike Portnoy